KuzhinaTe gjitha

Receta tradicionale e përsheshit, si ta gatuani

Kjo është receta e gatimit për gjelin e detit me përshesh kulaçi.

Mund ta gatuani në të njëjtën mënyrë, jo vetëm me gjelin e detit, por edhe me mish pule.

Përbërësit:

2 lugë gjelle nenexhik, ose mente, e thatë

1 qepë mesatare

Lëng nga mishi i gjelit

Ujë

Përgatitja:

Zieni për pak minuta gjelin e detit në një tenxhere të thellë me ujë dhe kripë.

Më pas, kur e shikoni që është gati, futeni në një tavë për pjekje.

Shtoni pak lëng nga tenxhenrja ku keni zierë gjelin, që të mos thahet.

Një sekret për një pjekje sa më të mirë është edhe ai i mbështjelljes me letër alumini të gjelit.

Kur e shihni se ka arritur butësinë e duhur, hiqeni letrën dhe e lëmë të marrë faqe.

Pjekja do të bëhet në temperaturën 200 gradë Celsius.

Kur gjeli të jetë thuajse, gati përgatisni përsheshin e kulaçit.

Në një tenxhere të thellë kaurdisni qepën e grirë hollë, në gjalpë.

Më pas, shtoni lëngun e gjelit, lëreni të ziejë për disa minuta, duke shtuar nenexhik ose mente.

Hidhni lëngun te përsheshi, servireni në pjata, bashkë me gjelin e pjekur.
Përbërësit për kulaçin, për 4 persona:

750 gr miell

1 kokërr vezë

4 lugë kos

Pak vaj

Një majë luge sodë buke

Një lugë kafe me kripë

Ujë

Përgatitja:

Në një tas të madh hidhni miellin, përziejeni me kripën dhe sodën, më pas bashkoni kosin.

Filloni të mblidhni brumin, duke shtuar dalëngadalë ujin të vakur, derisa të formohet një brumë pak i fortë.

Punoni brumin derisa të forcohet.

Lyejeni me miell dhe vendoseni mbi tepsi për ta pjekur.

Shpojeni sipërfaqen lehtë me pirun.

Lëreni 30 minuta të pushojë.

Më pas vendoseni në furrë për ta pjekur në temperaturë maksimale, prej 200 gradë. Hiqeni nga furra, kur ta shikoni se është gati.

Show More

Related Articles

%d bloggers like this: