KultureTe gjitha

Rehabilitim i plotë i Memorialit të varrit të heroit kombëtar,

Në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, qeveria do të bëjë rehabilitimin e plotë të Memorialit të varrit të Skënderbeut dhe të Kishës së Shën Kollit, në Lezhë.

Në vijim të traditës së krijuar për mbledhjen e qeverisë një herë në muaj në çdo qark të vendit, Kryeministri Edi Rama mblodhi sot kabinetin qeveritar në Lezhë.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve u prezantua edhe projekti për rehabilitimin e Memorialit të Skënderbeut, ku Kryeministri Edi Rama theksoi se “është vendosur një program i plotë restaurimi i Memorialit të heroit tonë kombëtar, i cili është larg së qeni në një gjendje optimale”.

“Ne kemi bërë sa kemi mundur dhe besoj gjendja e sotme e Memorialit lë shumë për të dëshiruar në raport me atë që duhet të jetë, por sidoqoftë e gjithë kjo zonë është jashtëzakonisht më mirë se sa disa vite më parë, kur këtu Memoriali jo vetëm së brendshmi kishte nevojë për ndërhyrjen që ne do të bëjmë, por edhe përreth ishte në një situatë skandaloze”, tha Rama.

Ai shprehu besimin se “me realizimin e këtij projekti ne do të kemi një pikë referimi, ku jo thjesht për respekt ndaj historisë, por edhe për cilësinë e mjedisit që do të përftohet, do të rritet edhe kurioziteti dhe prania e vizitorëve në këtë Memorial”.

Sa i takon projekteve për qarkun e Lezhës, Kryeministri u shpreh se “jemi të vendosur dhe vullnetmirë për të mbështetur me një sërë projektesh këtë qark dhe sigurisht edhe bashkinë e madhe të Lezhës si qendra e gravitetit të qarkut”.

“Projekte në infrastrukturë për zhvillimin e hapësirës rurale, ku siç edhe e theksova Lezha ka disa shembuj shumë frymëzues të zhvillimit të agro-turizmit, ka një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit dhe sigurisht edhe sa i përket pjesës që ka të bëjë me shërbimet e administratës.

Numri i halleve dhe problemeve që janë në listën e Bashkisë është gjithmonë më i madh se sa mundësitë për të përballuar me financime zgjidhjen e të gjitha problemeve, por dua ta siguroj edhe kryetarin e Bashkisë dhe të gjithë pa dallim se, ne do të jemi pranë Lezhës shumë të vëmendshëm për të gjitha kërkesat dhe nevojat dhe do të bëjmë maksimumin që në harkun e këtij mandati të bëjmë për Lezhën gjithçka është e mundur të bëhet”, tha Rama.

Gjatë Vitit të Skënderbeut, Lezha sipas tij, do të jetë një nga pikat e referimit jo vetëm me projektin e Memorialit që së shpejti do të filloj të zbatohet por edhe me projekte të tjera.

Kumbaro: Kalendar i plotë eventesh për festimet e Vitit të Skënderbeut

Qyteti i Lezhës, sipas ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro është një nga simbolet më të fuqishme të gjithë shtresëzimeve historike të kombit shqiptar.

“Ndodhemi brenda mureve rrethuese të Kishës së Shën Kollit, kishë e shekullit të XV, por jo vetëm.

Ajo vetë ngrihet mbi rrënojat e gjurmëve të Parakrishtit dhe më pas gjurmëve romake dhe vendi i përzgjedhur nga paraardhësit tanë për varrin e Skënderbeut. Interesante është se është pikërisht po kjo ngrehinë që më pas në shekullin e XVI u përdor dhe u transformua në xhami, ndërkohë që ka qenë një pikë që ka mbledhur rregullisht të gjithë shqiptarët kudo ndodhen”, tha Kumbaro.

Duke folur për projektin e rehabilitimit të plotë të Memorialit, ajo theksoi se Memoriali i ndërtuar në vitet ’80 është krejtësisht i amortizuar, i painvestuar qysh atëherë.

Po ashtu, Kumbaro informoi se “sot Komisioni Shtetëror miratoi një kalendar të plotë eventesh për festimet e Vitit të Skënderbeut.

ERTV Live😊:Viti i Skënderbeut – Projekti i rehabilitimit të plotë të Memorialit të varrit të Skënderbeut në rrënojat e Kishës së Shën Kollit

Posted by Edi Rama on 12.01.2018

Show More

Related Articles