Dogana e Kosovës në pikën kufitare të Vërmicës, i ka ndaluar reperit të njohur Azet 18 mijë e 250 euro në pikën kufitare në Vërmicë.

Sipas mediave të Kosovës, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme (22 gusht) ndërsa mësohet se paratë artisti i kishte të padeklaruara.

Ashtu siç raportohet, të gjitha paratë reperi po i mbante në një çantë krahu, ndërsa makina me të cilën po udhëtonte ishte me targa të Kosovës.

”Gjatë kontrolleve rutinore oficerët doganore kanë selektuar për kontroll një automjet me targa të Republikës së Kosovës. Pas ndalimit të automjetit vozitësi dhe pasagjerët kanë deklaruar se nuk posedojnë asgjë. Automjeti është dërguar në vijën e dytë të kontrollit nën asistimin e policisë ku pas ekzaminimit fizik tek njëri nga pasagjerët në trup (saktësisht në çantën e krahut) janë gjetur 18250.00 euro të padeklaruara”, thuhej në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *