LajmeTe gjitha

Reshjet e shiut sjellin përmbytje në Vlorë

Moti i keq i shoqëruar me erë dhe reshje intensive ka sjell pasojat e para negative në qytetin e Vlorës. Zonat si Kali i Trojës dhe aksi para Universitetit Ismail Qemali janë pushtuar tërësishtë nga uji.

Përmbytja e tyre ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve ndërsa për këmbësorët është e pamundur lëvizja pa pajisjen me çizme. Kujtojmë që kemi të bëjmë me pjesë të qytetit të Vlorës që në bazë të historikut janë të parat që përmbyten në ditë me reshje.


Kushtet e kqija të motit vijojnë të jenë të tilla dhe gjendja pritet të ketë përkeqësim, le të shërbej si një apel ky për qytetarët, të tregojnë kujdes të shtuar e të shmangin kalimin në zonat problematike.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

Lexoni edhe...

Close
%d bloggers like this: