Rezerva valutore e vendit po qëndron pranë niveleve më të larta edhe gjatë vitit 2022.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit korrik 2022, vlera e mjeteve të rezervës arriti në 5.009 miliardë euro, në rritje me 27.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Banka e Shqipërisë po adopton një strategji të zgjerimit gradual të rezervës nëpërmjet blerjes së valutës dhe sidomos të euros në tregun e brendshëm valutor. Bazuar në vendimin e Komitetit të Zbatimit dhe Këshillimit të Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë, parashikohet që këtë vit të blihet në tregun e brendshëm valutor një shumë në intervalin midis 140 dhe 200 milionë eurove.

Një rezervë e lartë valutore vlerësohet nga ekspertët si instrument i rëndësishëm për të amortizuar goditje të mundshme ekonomike.

BSH-ja bën të ditur se, rezerva valutore këtë vit po orientohet drejt investimit në tituj. Vlera e këtyre instrumenteve arriti në 3.61 miliardë euro, ose dy herë më shumë krahasuar me një vit më parë.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *