Opinion

Rikonfirmimi i Fevziut në Klan, Bushati tregon gabimet e moderatorit: Krijoi një fabulë, iu ngul thika pas shpine

Lëvizja e moderatorit të emisionit ‘Opinion’, Blendi Fevziu, nga televizioni Klan, tek Top Channel ngjalli pafund polemika për të gjithë. Pyetja që ngritën të gjithë ishte nëse do të largohej apo jo Fevziu nga televizioni ku transmetoi për 20 vite emisionin ‘Opinion’.

Ditën e sotme nëpërmjet një shkrimi në portalin ‘lapsi.al’, analisti Andi Bushati ka shkruar se kjo ishte një telenovelë e cila u mbyll në mënyrë të shëmtuar.

Bushati shkruan se e ka ditur gjithmonë që Fevziu nuk do të ikte asnjëher nga TvKlan.

Si një njeri që ka punuar për vite në këtë projekt që filloi si një ëndër gazetarësh, por degradoi në një interes familjarësh, si një njeri që kam marrë pjesë në emisionin Opinion për vite me radhë dhe që kam vijuar t’a ndjek me vëmendje edhe kur lidhja e shkurtër e biznesit me politikën ma bëri të pamundur të jem pjesë e tij, unë kam qenë i bindur se pavarësisht disa akrobacive të vogla, Blendi Fevziu nuk do të largohej kurrë nga Klani”, shkruan Bushati./lapsi.al

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

Lexoni edhe...

Close
%d bloggers like this: