Me ardhjen e krizës energjetike tashmë fashat energjetike janë prezantuar sërish.

Enti Rregullator, institucioni përgjegjës për miratimin e këtyre fashave shprehet se ato mbrojnë konsumatorin, ndërsa propozimi fillestar për ta lënë fashën deri në 500 kW/H është hedhur poshtë.

Në 2015-ën Shqipëria hoqi njëherë e mirë fashat e energjisë. Qytetarët deri në 300 kW/h paguanin çmimin 7.7 lekë, ndërsa mbi 300 kW/h 13.5 lekë.

Në argumentimin e atëhershëm Enti Rregullator i Energjisë bënte me dije se këto fasha sollën abuzime të shumta për konsumatorët dhe shpeshherë mbifaturime, prandaj heqja e tyre ishte diçka e drejtë.

“Kjo është një situatë e cila është e qëndrueshme në faktin që mbron konsumatorët familjarë. Këtu nuk është fjala për të dëmtuar apo ndryshuar apo vendosur disa fasha ku pjesa e dytë e fashës i dëmton ata. Po flasim vetëm për 3.6% të konsumatorëve mbi këtë fashë dhe kjo i detyron ata të kursejnë energjinë elektrike”, tha Petrit Ahmeti.

Argumentat se në Shqipëri energjia prodhohet lirë dhe duhet të shitet e tillë, Enti Rregullator i hedh poshtë.

“Duhet të keni parasysh që çmimi i popullatës është i subvencionuar nga shteti. Sepse çmimi total i energjisë elektrike që prodhohet ën vend nuk është ky çmim real që ne kemi vendosur”, tha Ahmeti.

Ashtu siç ka konfirmuar edhe qeveria, Enti Rregullator e pranon se furnizimi nuk do të jetë problem. Vendi ynë ka edhe marrëveshje me Kosovën për të depozituar energji.

“Kemi marrëveshje bashkëpunimi me Kosovën për krijimin dhe menaxhimi ne energjisë elektrike. Është një fakt që kompani e prodhimit ka bërë disa herë depozitime në Kosovë. Është një iniciativë që shpresoj do provojnë t’i bashkohen edhe rajone të tjera të Ballkanit”, shtoi ai./Top Channel

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.