Lajme

Rikthehet Fruthi, pas fëmijëve shtohet numri i të rriturve

Epidemia e Fruthit nuk po shihet vetëm tek fëmijët nën 1 vjeç, pasi rastet e të rriturve të prekur nga virusi gjenden në rritje.

Në Shërbimin infektiv në QSUT çdo ditë paraqiten mesatarisht 7 raste me simptoma të Fruthit, ku një pjesë e tyre rezultojnë pozitiv. “Vetëm këto dy javë në mars kemi pasur 50 raste me simptoma të Fruthit”, thotë doktor Arjan Harxhi.

Këto janë raste që ose nuk e kanë bërë vaksinën, ose nuk kanë krijuar antitrupa mjaftueshëm, çka mundëson infektimin kur bie në kontakt me virusin.

“Janë me pneumoni, po shyqyr nuk ka pasur raste me encefalit”, thotë dr. Harxhi lidhur me rastet e shtruara në Infektiv.

Numri i rasteve të prekur gjithsej ka mbërritur në 271. Pjesa më e madhe e rasteve përbëhet nga fëmijët nën 1 vjeç. Për raste jo të rënda të infektuar me Fruth mjekët rekomandojnë qëndrimin e izoluar në shtëpi, në mënyrë që të mos infektojnë familjarët e tjerë.

Show More

Related Articles