Te gjithaTeknologji

Rikthehet ”Legjenda” Nokia 8110 me super çmim

Telefoni është i bazuar në të njëjtë platformë sikurse edhe Nokia 3310 4G, HMD Global vazhdon të ringjallë telefonat legjendar të Nokia-s, dhe këtë herë erdhi modeli Nokia 8110. Telefoni Nokia 8110 ka fituar statusin e tij të kultit në Matrix (të gjithë kujtojmë skenën ku Neo përdor Nokia 8110 dhe kërkon “Armë – Shumë Armë”)-shkruan Tirana Today.

Nokia 8110 4G përmban një dizajn të lakueshëm të njohur dhe madje vjen në opsionin e ngjyrës së verdhë banane, si dhe variantet më serioze tradicionale të zezë.

Gjithashtu, në pjesën e poshtme ka një slider-cover, që siguron ndjeshmëri të prekshme kur bëhen thirrjet. Telefoni është i bazuar në të njëjtë platformë sikurse edhe Nokia 3310 4G, përkatësisht përdor YunOS.

Pajisja ka Google Search, Maps dhe mbështetjen për Assistant. Me këtë model nuk mund të hyni në Matrix, por Nokia 8110 4G do t’ju mundësojë qasjen në Facebook dhe Tëitter. Nokia premton mbështetje edhe për disa aplikacione, të cilat janë në zhvillim.

Telefoni ka procesor Snapdragon 205, ekran 2.4 inç me rezolucion QHD. Bateria ka 1500mAh dhe zgjat mbi 9 orë për thirrjet VoLTE, si dhe mbi 48 orë gjatë dëgjimit të muzikës. Ekziston edhe versioni me një dhe dy SIM kartela. Nokia 8110 4G do të dalë në treg në muajin maj me çmim prej 80 eurosh. 

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: