Sistemi TIMS është rikthyer plotësisht në pikën kufitare të portit të Vlorës.

Një ditë më parë, hakerat e sponsorizuar nga Irani kanë vënë në shënjestër sistemin TIMS që shërben për regjistrimin e hyrje-daljeve në pikat kufitare.

Menjëherë më pas u ndoq protokolli I fikjes të sistemit në mënyrë për mos t’i dhënë mundësi avancimi hakerave,  në marrjen nën kontroll të këtij sistemi, më i rëndësishmi për policinë shqiptare.

Hetimet e mëtejshme do të zbulojnë se çfarë dëmi ka shkaktuar ky sulm, por  autoritetet thonë se TIMS dhe sisteme të tjera, kanë pasur masa mbrojtëse, pasi në brendësi të tyre kanë informacione tejet sekrete.

Ka një sistem mbrojtës, ku dhe një person i autorizuar kur hyn lë shenjë, që do të thotë se hakerat nuk mund të hyjnë pa lënë gjurmë në sistem.

Tentativa për të vënë nën kontroll sistemin TIMS me qëllim final paralizimin e punës të policisë në pikat kufitare shqiptare ndodhi vetëm pak orë pasi Departamenti amerikan i Thesarit shpalli sanksione ndaj Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë iraniane dhe ministrit të saj, me akuzën ata se janë përgjegjës për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë.

SHBA akuzoi Iranin për përfshirje në aktivitete kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj, ndërsa sanksionet përfshijnë bllokimin e pronave të zyrtarëve dhe ministrive të mbajtura përgjegjëse.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.