Një 28-vjeçar në qytetin e Durrësit është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Mbi të rëndon akuza “Dhuna në familje”.
Ndërkohë një 41-vjeçar u arrestua gjithashtu pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.
Policia njoftoi se materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.