Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia në Bulqizë, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Mësohet se në pranga është vënë N. L., 33 vjeç, banues në Gjoricë.

Sipas policisë, i riu pasi ka rrahur të atin 65-vjeçar më pas i ka djegur stallën e bagëtive dhe një mjet pune traktor. Ndaj tij rëndojnë akuzat “Dhunë në familje”, “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

Njoftimi i policisë:

Ushtroi dhunë fizike ndaj babait të tij dhe më pas i dogji me zjarr stallën e bagëtive dhe një mjet pune traktor, kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, arrestuan në flagrancë shtetasin N. L., 33 vjeç, banues në Gjoricë, Bulqizë. Ky shtetas, ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij 65- vjeçar, dhe më pas i ka djegur me zjarr stallën e bagëtive dhe një mjet pune traktor.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Dhunë në familje”, “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.