Bashkatdhetari i saj 20-vjeçar ka njoftuar të atin se e mitura është me të pa specifikuar se ku!
Greqi – Një hetim nga policia greke, Departamenti i Sigurisë së Kosm është në proces të plotë për kapjen e një shtetaseje shqiptare 14-vjeçare e cila u zhduk nga shtëpia e saj më 9 shtator 2022 dhe tashmë dyshohet se është “rrëmbyer” nga një bashkatdhetar dhe ka udhëtuar me të në Athinë!
Më datë 11.09.2022, rreth orës 02:35 minuta, në Departamentin e Sigurimit të Kos është denoncuar zhdukja e vajzës së saj 14-vjeçare nga një shtetase shqiptare 47-vjeçare.
Në mënyrë të veçantë ajo ka deklaruar se vajzën e saj e ka parë për herë të fundit të premten, më 9 shtator 2022, rreth orës 7:00 kur ka dalë nga shtëpia për të shkuar në punë.
Në orën 8:30 e ka kontaktuar në celularin e saj dhe i ka thënë se do të shkonte në det me miqtë e saj.
E telefonoi sërish në orën 15:30 në celularin e një shoqeje me të cilën e dinte se po shoqërohej dhe i tha të kthehej në shtëpi. Që atëherë nuk ka mundur të kontaktojë më me të.
Por, pasditen e datës 11.09.2022, një burrë shqiptar 49-vjeçar ka shkuar në Departamentin e Sigurisë në Kos dhe ka deklaruar se djali i tij 20 vjeç ndodhet me vajzën 14-vjeçare në një vend të panjohur.
Në veçanti, ai ka bërë me dije se më 10 shtator 2022, djali i tij i ka thënë se është me vajzën e mitur, se ajo është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se nuk dëshiron të shkojë në shtëpinë e saj. Që atëherë nuk ka kontaktuar me të.
Nga hetimet rezultoi se 20-vjeçari është nisur në orën 19:50 të datës 9 shtator 2022 nga ishulli Kos për në Pire ku ka mbërritur në orën 9:40 të datës 10 shtator 2022 me anijen “Ariadni”.