Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim dy shtetas për pengmarrjen e vëllezërve Beqiraj në autostradën Durrës-Tiranë. Një prej personave të shpallur në kërkim është Agron Bejdolli.
Bejdolli kishte një lidhje të ngushtë me Aleksander Lahon alias Pëllumb Muharremit i njohur si Rrumi. Ai drejtonte makinën e Rrumit ditën e atentatit ndaj makinës se Arjan Ndoj.
Bejdolli është personi që shoqëroi Rrumin dhe Ndoj në spital pas atentatit. Vëllezerit refuzojnë te japin shpjegime.
Pista kryesore ku po heton policia është heqja e paligjshme e lirisë dhe dyshohet se këta persona mund të kenë pasur konflikt të mëparshëm.
Në bazë të dëshmisë së Indrit Beqiriaj dhe vëllanë të tij është referuar si konflikt i çastit. Ndërkohë për rreth dy orë Indrit Beqiraj është lënë i lirë nga pengmarrja./BW/