Muaji korrik ka shënuar një frenim të rritjes së çmimeve. Krahasuar me qershorin shtrenjtimi ka qenë në masën 0,2%.

Megjithatë sipas të dhënave të INSTAT, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, produktet janë shtrenjtuar me 7.5%.

Sipas INSTAT, transporti është rritur me me rreth 20% krahasuar me korrikun e shkuar duke u ndjekur nga ushqime dhe pije joalkoolike me rreth 13% krahasuar me korrikun e shkuar.

Në analizën e bërë nënvizohet se vaji u shtrenjtua me 30.6%, buka me 20% dhe vezët, djathi e qumështi me rreth 18%.

Rritje të ndjeshme kanë shënuar dhe sheqeri,  peshku dhe zarzavatet që janë blerë nga 9-13% më shtrenjtë.

Nga ana tjetër edhe për shkak të mungesës së blerjeve, çmimet kanë ndryshuar pak për hotelerinë, pijet dhe duhanin por edhe veshjet, arsimi dhe kultura kanë pësuar një rritje nga 0.1-0.6%.

Deri më tani shkak për këtë situatë është bërë kriza e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.

Për tu ardhur në ndihmë familjeve, Qeveria shqiptare miratoi vetëm një 3 mijë lekësh ndihmë për pensionistët dhe invalidët për tre muaj.

Pas kësaj ende nuk ka një masë qoftë me ndihmë financiare dhe as në ulje të taksave./oranews

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.