Në korrik të vitit 2018, pas një mbledhje të përbashkët në Shkodër, qeveria Shqiptare dhe ajo e Malit të Zi, nënshkruan një marrëveshje për ndërtimin e një pike të re kufitare në Zogaj-Skje, që do të lidhte në pak minuta Shkodrën me trevën shqiptare të Krajës në Mal të Zi.

Pas 4 vitesh, punimet për vetëm 6 kilometër rrugë, nga pala shqiptare ende nuk kanë nisur megjithëse turistet nuk janë të paket. Jack dhe Marta nga Zvicra tentuan të kalojnë për në Malin e Zi pasi në Google Maps iu rezultonte rruga e përfunduar dhe dogana, por në realitet ato nuk ekzistojnë.

“Ishim nisur për në Mal të Zi por nuk mund të shkojmë me tej. Ne harte është ne rregull por këtu është e pamundur“, shprehet turisti.

“Është shumë e vështire në këtë rrugë prandaj do të kthehemi mbrapsht. Nuk e di nëse vazhdohet më tej por nuk duam ta provojmë“, thotë një turiste…

Kjo duhet të ishte rruga, të cilën duhet ta përshkonin udhëtaret dhe turistet për në Malin e Zi, por në këto kushte, të pakët janë ata të cilët mund të kalojnë.

Nëse kjo është rruga që të çon për në fshatin e Zogajve në Shkodër, në të cilën kalojnë vetëm kafshët, ky është realiteti pak metër me tej, në Malin e Zi. Fqinjët e kanë kryer detyrimin e tyre duke rikonstruktuar rrugën dhe tashme janë gati për hapjen e pikës së re doganore.

Hapja e kësaj pike të re doganore, jo vetëm do të lehtësonte lëvizjen e udhëtareve por do të afronte edhe një herë, Zogajt me Krajën ne Malin e Zi si dhe do të ndihmonte ne promovimin dhe zhvillimin e këtyre dy pikave me bukuri të rralla natyrore./topchannel

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.