Lajme

Rugova në përurimin e monumentit të Skënderbeut

Presidenti historik, Ibrahim Rugova ishte ai që u ishte drejtuar të gjithë të qytetarëve dhe të pranishmëve që kishin ardhur në përurimin e monumentit të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut në Prishtinë, shkruan KultPlus.

Fjalimi i tij cilësohet si një fjalim emocionues, në atë ditë të rëndësishme për Kosovën. Në fjalimin e tij presidenti Rugova, kishte thënë se kjo ishte një ditë e madhe për Kosovën, që ndër gjenerata e kishin ëndërruar.

“Sot është një ditë e madhe sepse po përurojmë monumentin e heroit nacional të shqiptareve në Prishtinë. Shumë gjenerata të mëparshme dhe gjenerata jonë, e kemi ëndërruar këtë ditë. Gjeneratat e reja, fëmijët tanë do të rritën me Skënderbeun do të rritën me heroin e vetë”, kishte thënë Rugova gjatë fjalimit të tij.

Ndër të tjera, ai kishte shtuar se edhe Gjergj Kastrioti do të ndihej i lumtur për lirinë e Kosovës dhe për rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian. “Gjergj Kastrioti ndihet lumtur për lirinë e Kosovës, të Dardanisë antike. Ndihet i lumtur sepse miqtë e tij janë në Kosovë dhe me Kosovën. Ndihet i lumtur sepse Kosova shqiptarët do të bashkohen dhe integrohen në botën evropiane, aty ku e kanë vendin, në atë botë që Kastrioti e ëndërroi”, kishte thënë ndër të tjera Ibrahim Rugova.

Po ashtu, në këtë video shihen edhe Mark Krasniqi, Nekibe Kelmendi, Tahir Zemaj, Skënder Hyseni dhe shumë veprimtarë./Kultplus

Ky është fjalimi më rrëqethës i presidentit Ibrahim Rugova i mbajtur më 28 nëntor ditën kur u vendos monumenti i Heorit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu në Prishtinë.Ky fjalim i fuqishëm i presidentit historik Ibrahim Rugova, një nga figurat me të shquara në historinë e popullit shqiptar, do të zbus edhe zemrat e turkofilave më të egër."Gjeneratat e reaja, fëmijët tanë do të rritën me SKENDERBEUN do të rritën me heroin e vetë"- Dr.Ibrahim Rugova – Na MungonKenga nga Shkurte Fejza

Posted by FMimages Albania on 29.08.2017

Show More

Related Articles