Një shtetase angleze humbi jetën ditën e djeshme pasi u mbyt në Sarandë, gjatë zhytjes që ajo po bënte.

Sot policia ka arrestuar përgjegjësin e zhytjes tek vendi “Vapori i mbytur” pasi kishte punësuar instruktoren e zhytjes jashtë rregullave si dhe nuk garantoi kushtet e nevojshme të sigurisë.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve Sarandë u arrestua S. K., 45 vjeç, banues në Sarandë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Vapori i mbytur”, gjatë ekspeditës së zhytjes, me përgjegjës këtë shtetas, është mbytur shtetasja angleze R. G., 29 vjeçe.

Nga verifikimet ka rezultuar se shtetasi S. K. e kishte punësuar në mënyrë të paligjshme instruktoren e zhytjes, në grupin e tij të punës, si dhe nuk ka siguruar kushtet e nevojshme teknike për zhytje,” njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.