Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi shkaqet e vdekjes së 33-vjeçarit italian në Sarandë pasditen e sotme.

Bëhet e ditur se Domeniko Niccoli ishte për pushime me familjen në Sarande dhe është paraqitur në spital në gjendje të rëndë.

Sipas burimeve kishte konsumuar shumë alkool dhe kur është futur në det ka shfaqur probleme me zemrën dhe është transportuar me urgjencë në spital por nuk ka arritur dot të mbijetojë.

Trupi i tij do të transportohet drejt Tiranës në mjekësinë ligjore për ekspertizë.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *