Një fëmijë 4 vjeç ka shpëtuar nga vdekja falë ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve. Ngjarja është shënuar mbrëmjen e 10 gushtit 2022 në lagjen nr 1 të Sarandës, në qendër të qytetit.
Fëmija 4 vjeç duke luajtur me shokë ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Menjëherë është shoqëruar në urgjencën e spitalit civil të qytetit të Sarandës, ku aty ka shkuar pa shenja jete, pasi kontakti me rrymën elektrike i kish shaktuar arest kardiak fëmijës.
Një angazhim dhe përkushtim maksimal i mjekëve Besnik Shabanaj, anestezisti Ptoleme Peta dhe mjekes pediatre Mejborna Gjata, fëmija i ka shpëtuar kthetrave të vdekjes dhe aktualisht, sipas burimeve spitalore të Sarandës, ndodhet jashtë çdo rreziku për jetën.