Lajme

Sarandë/Policia arreston në flagrancë një shtetas për zjarrvënie të qëllimshme

Arrestohet në flagrancë shtetasi:

Sajmir Abduli, 25 vjeç, banues në fshatin Shalë, Konispol.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 12.09.2018, ky shtetas u kap në flagrancë duke i vënë zjarrin në mënyrë të qëllimshme një sipërfaqe toke në vendin e quajtur “Haliqe” Shalë.

Zjarri ka dëmtuar rreth 7 Dynym vreshta-hardhi në pronësi të shtetasve A.Sh dhe B.Sh.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal.

Loading…

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: