Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me qytetarë të Fierit tha se, ne po punojmë për të shtuar burimin e energjisë, po ndërtojmë parqet e mëdha fotovoltaike.
“Njëri është në kantier në Karavasta, tjetri është në fillim të rrugës të ndërtimit në Spitallë të Durrësit. Jemi shumë afër fillimit të prodhimit të anijeve që erdhën dhe të transformimit të TEC-it famëkeq të Vlorës në një terminal me gaz të lëngshëm dhe Skavica është në rrugë për tu ndërtuar”, theksoi Rama.
Ai tha se, ne do të arrijmë atë që kemi premtuar që brenda këtij 10-vjeçari do të jemi 100% sovranë dhe nuk do të kemi nevojë të blemë energji jashtë, po vetëm do të shesim./ATSH