Një tjetër rast i kultivimit të lëndëve narkotike është goditur në Dibër ditën e sotme, ku janë sekuestruar tre kilogramë kanabis në proces tharjeje dhe të tjera bimë të kultivuara.

Në lidhje me ngjarjen është vënë në pranga një 50-vjeçar me inicialet I.L, i cili u arrestua në flagrance.

Njoftimi i Policisë:

Mat/Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Autumn”.

Evidentohet dhe goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Sekuestrohen bimë narkotike të kultivuara dhe bimë në proces tharjeje.

Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit dhe në bazë të informacioneve policore, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Autumn”.

Si rezultat, në fshatin Dukagjin, Mat, në banesën e shtetasit I. L., janë gjetur 3 kg bimë narkotike në proces tharjeje, ndërsa në ambientet përreth kësaj banese janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Nga veprimet hetimore dyshohet se autori i kësaj veprimtarie kriminale është shtetasi I. L., 50 vjeç, i cili është arrestuar në flagrancë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike”, “Kultivim i bimëve narkotike”.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.