Lajme

”Sekuestrohen pasuritë e pronarit të Carlo Bolinos në Itali, lidhje me mafien”

Ish-kryeministri Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale, duke iu referuar mesazhit të qytetarit dixhital, shkruan se janë sekuestruar pasuritë e pronarit të Carlo Bolinos në Itali Mario Ciancio Sanfilippo, për shkak të lidhjeve me mafien.

Në mesazhin dërguar Berishës thuhet se “Pronarit i Gazzetta di Mezzogiorno ku drejtor eshte Carlo Bollino ne Itali (Pasaniku Sicilian, Ciancio’) ju sekuestruan pasurite (155 mil Euro)per lidhje me mafian”.

Lajmin për konfiskimin e pasurisë së pronarit të “Gazzetta di Mezzogiorno”, e kanë dhënë edhe mediat italiane.

Sipas mediave të vendit fqinj Gjykata e Catanias ka lëshuar një urdhër për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të botuesit dhe redaktorit të gazetës La Sicilia, Mario Ciancio Sanfilippo, të akuzuar për bashkëpunim me mafian.

Konfiskimi – që arrin në mbi 150 milionë euro prona – ka të bëjë me të gjithë grupin botues të kryesuar nga sipërmarrësi, gazetën “La Sicilia”, “Gazzetta del Mezzogiorno” të Barit dhe dy stacione televizive rajonale, “Antenna Sicilia” dhe “Telecolor”.

Postimi i Berishës:

“Sekuestrohen pasurite e pronarit te Bolinos per lidhje me mafien! sb

“Doktor, Pronari i Gazzetta di Mezzogiorno ku drejtor eshte Carlo Bollino ne Itali (Pasaniku Sicilian, Ciancio’) ju sekuestruan pasurite (155 mil Euro)per lidhje me mafian. Shuma gazeta Italiane fillojne te flasin per lidhje te ngushta edhe te mjeteve te tij te informacionit me Mafia.Bolino esht kryesor llafi te doli.. vetem qe nuk ishte me SCU por me Mafian Siciliane..duhet te hetohen pasurit dhe pronat e Bolinos ne Tirane”.

Loading…

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: