SportTe gjitha

Shefqet Hysen MATA – Mjeshter i merituar i Sportit

Shefqet MATA lindi në Tironë më 8-2-1948. Dëshirën për t’u angazhuar me sportin e qitjes ja ushqeu xhaxhaj i tij, trajneri i mirënjohur Ali Mata. Por, këtë e favorizoi talenti i tij, symprehtësia dhe nervat e forta. I dhënë tashmë pas qitjes, me vullnetin e fortë dhe pa lënë mënjanë mësimet e shkollës, ai përgatitej në poligonin e qitjes të KS “17 Nëntori”, sot KS “Tirona” për më shumë se tre orë në ditë.

Me pushkën në dorë, shumë shpejt, arriti rezultate të larta në këtë sport të bukur të qitjes. Në vitin 1967 Çeti, siç e thirnin shokët, bëhet anëtar i ekipit kombëtar të të rriturve me të cilin zhvilloi dy gara të suksesshme në Kinë. Forcën e vërtetë ai e shfaqi një vit më vonë, në kampionatin tonë kombëtar ku, duke thyer dukshëm rekordin kombëtar grumbulloi 595 pikë dhe vetëm një pikë larg rekordit botëror.

Që nga ajo ditë emëri i Shefqet Matës rreshtohet ndër anëtarët kryesorë të ekipit kombëtar të qitjes dhe ndër sportistët më të njohur të vendit. Për vite të tëra, ai përfaqësoi Shqipërinë në shumë veprimtari ndërkombëtare si në Kinë, Rumani, Finlandë, Turqi etj.. Me rezultatet e arritura brenda dhe jashtë vendit ai ka dhënë kontribut të çmuar në ngritjen e nivelit të qitjes.

Shefqeti vdiq para kohe.nga një aksident automobilistik që ndodhi në vitin 1991. Për sportin e qitjes, ai mbetet ndër më cilësorët. Shefqeti nuk shquhesh vetëm për rezultatet në tabelë, por mbi të gjitha edhe si njeri i dashur dhe i respektuar nga të gjithë në shoqëri, i urtë e buzagaz.

Ai grumbulloi mjaft medalje të kampionit të vendit, ashtu si edhe disa disa çmime dhe medalje në garat të ndryshme ndërkombëtare në përbërje të ekipit kombëtar e sidomos në ushtrimet 1×60 preçizion dhe 3×40 standart me pushkë. Për tu përmendur është medalja e argjendë, e fituar në Lojrat e GANEFO-s.

Për kualitetet sportive dhe rezultatet e arritura, ai është vlerësuar me shumë fletë nderi dhe diploma. Mjaft domethënës është “Libri i Artë” i KS “Tirona”, ku nga gjithsej shtatë qitësit e evidentuar, tre janë të familjes Mata, prej të cilëve vetë Shefqeti është një prej tyre.

Burimi: Shoqata Tirana

Loading…

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: