NjoftimeTe gjitha

Shijoni fundjavën? Fillimisht shikoni si do të jetë moti për sot e nesër

Nga llogaritjet hidrologjike të Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, rezulton se lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë prurje dhe nivele të larta.

Sot dhe nesër në basenin Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të vazhdojë ulja e prurjeve në pjesët e larta malore duke përfshirë edhe kaskadën e hidrocentraleve mbi lumin Drin.

Në pjesën fushore të basenit që i përket Lumenjve Drin-Buna dhe Liqenit të Shkodrës do të vazhdojë të ketë nivele të larta të ujit dhe gjendje të qëndrueshme të sipërfaqes së përmbytur përgjatë ditës së sotme, por me tendencë për ulje të niveleve ditën.

Nivelet në pjesën e Ultësirës së Nën Shkodrës do të ngelen të larta për shkak të rritjes së  shkarkimit të prurjeve nga Liqeni i Shkodrës në Lumin Buna. Për arsye të vazhdimit të rrezikut nga përmbytja është vendosur të mbahet shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës.

Ngjyra e kuqe e qarkut është vendosur për shkak të rrezikut nga përmbytjet dhe jo nga reshjet e pritshme. Në pjesën tjetër të territorit nuk parashikohet rrezik nga përmbytjet.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

Reshjet

Sot pasdite (e shtunë, dt.10) nuk priten reshje në të gjithë territorin. Nesër priten të fillojnë reshje të dobëta në orët e vona të darkës, në qarkun e Shkodres dhe Lezhë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Temperaturat

Nesër (e diel, dt.11) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 8 / 18 °C

në vendet e ulëta: 6 / 18 °C

në vendet malore: 4 / 15 °C.

Era

Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet dhe në zonat e larta malore.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: