Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kaluar në sitë të plotë realizimin e projekteve rrugore në ndërtimin e Bypassit të Fierit dhe të Vlorës. Në këtë të fundit tërhiqet vërejtje për mungesën e konsultimeve por edhe me ndryshimin e shpeshtë të projektit.

Më konkretisht në raportin e përfunduar në qershor theksohet se si pasojë e problemeve me shpronësimet ende nuk ka një leje ndërtimi.

“Pas ndryshimit të projektit fillestar të dorëzuar nga ana e projektuesit BOE I. & A. & S., rezulton se objekti nuk disponon akoma leje ndërtimi, nuk është dorëzuar sheshi i ndërtimit, punimet në terren nuk kanë filluar dhe janë ende në proces procedurat për shpronësimet”, thuhet në raport.

Ndërsa shtohet se kompanisë i është shlyer vetëm pagesa e TVSH por jo e detyrimit për situacionet. Ndaj dhe kërkohet ndërhyrja për të mos sjellë një risk të shtuar për fondin shqiptar të zhvillimit ndaj riskut të paraqitjes për ankesave për vonesa në kryerjen e pagesave.

Nga ana tjetër edhe në Fier ka vonesa në likuidimin e TVSH ndërsa në 35 raste Raportimet për realizimin e disbursimeve dhe shpenzimeve nuk janë dorëzuar në MFE. Gjithashtu në të dy projekte, ku punimet janë në proces, nga ana e mbikëqyrësve të punimeve në pagesat e ndërmjetme janë certifikuar punime të pa kryera në vlerën totale 68,252 Euro pa TVSH si rritje e kostove të tyre e pa parashikuar në vlerën 4,615,797.54 Euro pa TVSH.

Pas shpalljes fituese të kompanisë italianë Serenissima punimet pasuan me një kalvar zvarritjeje. Në vitin 2017 qeveria Rama prokuroi nga e para projektet dhe në 2018 u shpallën kompanitë fituese.

Bypassi i Fierit është 22 kilometra dhe ai i Vlorës me një gjatësi 29 kilometra. Kostoja e të dy projekteve është afërsisht 75 milionë euro.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.