Në kohën kur qeveria ka miratuar një vendim të posaçëm për sekuestrimin e kateve pa leje të pallateve, ku ndërtuesit jo vetëm nuk ndëshkohen, por u ofrohet e drejta e parablerjes, qytetarët e thjeshtë përballen direkt me forcën e ligjit.
I tillë është rasti i 81-vjeçares, Lefkotheia Karasa, banorë e fshatit Nartë në Vlorë.
Prej dy vitesh ajo po përballet me drejtësinë për ndërtim pa leje të këtij objekti brenda oborrit të banesës aty ku dikur kishte kasollën e bagëtive.
“Ajo më bëri mua gjithë atë”.
Objektin e ndan vetëm një mur me banesën familjes fqinje me të cilët kanë lidhje gjaku, të cilët e denoncuar në polici.
Më mori nga krahët dhe më hipi lart pa i thënë asnjërit.”
81-vjeçarja ndërkohë që jeton e vetme, thotë se po përjeton dramë nga frika e policisë dhe fqinjes me të cilën është në konflikt për çështjen e pronës.
“Më vijnë natën, shiko si e kanë bërë mandarinën.”
Violeta Karasa, në anën tjetër të gardhit kërkon shembjen e objektit që sipas saj po i dëmton çatinë e shtëpisë.
“Kaq e madhe nuk është për pula, është dhomë për të gatuar. Dua të iki nga unë sa e ka dhënë gjyqi.”
Nëse 81-vjeçarja, Lefkotheia Karasa, do të shpallet fajtore nga Gjykata e Vlorës për ndërtim pa leje, sipas kodit penal ajo rrezik të dënohet me gjobë ose një vit burg./oranews