Tre persona kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.
Arrestimi i tyre u bë falë operacionit policor të koduar “Supplier 4”.
U bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: L. D., 18 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit nga iu 18 vjeçarit iu gjet dhe sekuestruan, lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në dhjetëra doza, gati për shitje.
“Ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike cannabis sativa në sasi të mëdha, e ndante atë në doza të vogla dhe më pas e shiste në zona të ndryshme të Tiranës”, njofton policia.
Gjithashtu u arrestua shtetasi me inicialet K. A., 17 vjeç, banues në Tiranë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje. Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se 17-vjeçari e shpërndante lëndë narkotike kokainë në rrugën “Lord Bajron”;
Personi tjetër i rënë në pranga është shtetasi M. C., 17 vjeç, pasi iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje.
Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se 17-vjeçari e shpërndante lëndë narkotike kokainë në rrugën “Kristo Luarasi”.
Sekuestrohen lëndë narkotike kanabis dhe kokainë, të ndara në doza, gati për shitje.
Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të shtetasve të arrestuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.