Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 24 vjeëar pasi dyshohet të ketë shpërndarë drogëra të forta me doza.

Po ashtu është proceduar në gjendje të lirë edhe një shtetas tjetër për ndërtim pa leje.

Njfotimi i policisë:

DVP Vlorë

Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, u arrestua në flagrancë shtetasi A. L., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Dhërmi, gjatë kontrollit fizik, iu gjetën dhe iu sekuestruan doza me lëndë të dyshuar narkotike MDMA, kokainë dhe cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për shtetasin A.K., 29 vjeç, pasi është konstatuar duke ndërtuar pa lejen e organeve kompetente, në lagjen “24 Maji”, Vlorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.