Shqipëria do të ketë një film kandidat për kategorinë “Filmi me i mirë i huaj” për në edicionin e 95-të të Oscars.

Filmi në fjalë është Një Filxhan Kafe dhe Këpucë të Reja Veshur”, skenari dhe regjia Gentian Koçi, prodhim i shtëpisë kinematografike “ARTALB FILM PRODUCTIONS”.

“Qendra Kombëtare e Kinematografisë njofton se kandidatura zyrtare e Shqipërisë për kategorinë “Filmi më i Mirë i Huaj”, në edicionin e 95-të të Academy of Motion Picture Arts and Sciences (AMPAS) është filmi “Një Filxhan Kafe dhe Këpucë të Reja Veshur”, skenari dhe regjia Gentian Koçi, prodhim i shtëpisë kinematografike “ARTALB FILM PRODUCTIONS”.

Ky film është realizuar në bashkëprodhim me Maria & Mayer (Portugali), Graal Films (Greqi) dhe Added Value Films (Kosovë). Filmi artistik “Një Filxhan Kafe dhe Këpucë të Reja Veshur” është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Radio-Televizionit Publik Shqiptar, Qendra Greke e Filmit, Televizioni Publik Grek, Qendra Kinematografike e Kosovës, Instituti Portugez i Kinemasë dhe Audiovizualit, Eurimages, Media-Creative Europe dhe Bashkia e Tiranës.”

Shqipëria me një film kandidat për në Oscars

 

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *