LajmeSport

Shqiponja bëhet model në stërvitjet e Arsenalit

Simboli i popullit shqiptar, shqiponja, ka marrë një vëmendje të madhe këtë vit, sidomos gjatë Kampionatit Botëror të mbajtur në Rusi.
Djelmoshat shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri gjatë ndeshjes kundër Zvicrës dhe Serbisë në Kupën e Botës, pas shënimit të golave të tyre kundër Serbisë, festuan me simbolin e shqiponjës, në ndeshjen të cilën e fitoi Zvicra me rezultatin 2-1, shkruan Gazeta Express.

Pas këtij veprimi, këta të dy u gjobitën nga FIFA, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri me nga 10 mijë euro, ndërsa Stephan Lichtsteiner me 5 mijë euro, për shkak se ky iu bashkëngjit festimit të tyre.

Granit Xhaka si lojtar i Arsenalit, dhe tani Lichtsteiner duket se ia kanë mësuar këtë simbol edhe lojtarëve të tjerë të Arsenalit, të cilët janë parë duke e performuar shqiponjën me duar gjatë stërvitjeve të tyre.

Simboli i Shqiponjës është futur po ashtu edhe në festimet e videolojës së FIFA-së.

Loading…

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: