Në një shkrim në një nga mediat prestigjioze angleze si ‘The Daily Telegraph’, gazetarja britanike Allison Pearson ka ngritur shqetësimin e emigrantëve shqiptarë që kanë ‘pushtuar’ Britaninë e Madhe.

Sipas saj, shqiptarët po tallen hapur me britanikët duke ardhur në këtë vend, ndërkohë që Shqipëria nuk është një vend në luftë. Ajo thekson se mafia shqiptare është shndërruar në një nga mafiet më të forta në Britani teksa po tenton kontrollin e plotë të trafikun e kokainës. Madje ajo ka edhe një propozim drejtuar qeverisë britanike; “Kriminelët britanikë të kërkonin azil në Shqipërinë e bukur dhe të sigurt, ndërsa shqiptarët të vijnë me pushime në Britaninë e Madhe të mbushur me krime. Mund të funksionojë”.

Shkrimi i plotë: Teksa shikon se si britanikët vizitojnë Shqipërinë dhe plazhet e saj të duket si parajsë por harrojmë të themi se shqiptarët përbëjnë një përqindje të madhe të emigrantëve që hyjnë në Britani me gomone.

Sipas Këshillit të Refugjatëve, janë 48.540 aplikime për azil në Britaninë e Madhe në vitin 2021, Shqipëria ka numrin më të lartë, pas Iranit, Irakut dhe Eritresë. Ndërsa Siria që lëngon nga lufta ka shumë më pak refugjatë se sa Shqipëria.

Nëse Shqipëria konsiderohet si një destinacion i sigurt pushimesh për mijëra britanikë, pse kaq shumë shqiptarë vijnë në Britaninë e Madhe për të kërkuar një vend më të sigurt?

Shumë shqiptarë azilkërkues justifikohen me arsye të tilla si dhuna në familje, abuzimi seksual, trafikimi i qenieve njerëzore, persekutimi politik dhe “problemet me kriminelët”. Në fakt duhet thënë se Britania e Madhe ka probleme të mëdha me kriminelët, veçanërisht kriminelët shqiptarë.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit, mafia shqiptare luan një rol të madh në botën e krimit në Britaninë e Madhe sidomos në rrugën e saj drejt dominimit total të tregtisë së kokainës me miliarda paund. Po pse ndodh që ata shqiptarët e varfër, të rënduar, trupmëdhenj, që zbarkojnë në brigjet tona dhe pretendojnë se kanë nevojë për azil, ndjekin atë stilin e jetesës me Ferrari dhe Rolex, ndryshe nga azilkërkuesit e mëparshëm?

Kostoja e strehimit të azilkërkuesve në hotelet britanike është aktualisht 3 milionë paund në ditë. Ky nuk është problem për një bos droge shqiptar, por shumë njerëz së shpejti do të luftojnë për të përballuar ngrohjen e shtëpive të tyre. Dhe kjo faturë po rritet ndjeshëm.

Më shumë se 20 mijë njerëz me gomone kanë kaluar Kanalin vetëm këtë vit. Të shtunën, me gjithë premtimet e përsëritura nga qeveria për të ndaluar trafikimin, 607 persona, kryesisht meshkuj të rinj, hera e tretë që totali ditor ka kaluar 600 në 2022.

Disa prej tyre do të strehohen me siguri, por një numër i konsiderueshëm i ardhur nga Shqipëria që nuk është në luftë, vështirë se do të përfitojnë nga plani i Marinës Mbretërore në trajtimin e emigrantëve. Ndoshta mund të organizojmë një shkëmbim? Kriminelët britanikë të kërkonin azil në Shqipërinë e bukur dhe të sigurt, ndërsa shqiptarët të vijnë me pushime në Britaninë e Madhe të mbushur me krime. Mund të funksionojë. Pyetje për ministren e Brendshme Priti Patel: Sa budallenj dhe mashtrues duhet të jemi para se të ndalet kjo farsë e rrezikshme? A e kuptoni që ata po qeshin dhe po tallen me ne?

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.