Lajme

Shqiptari dënohet me burg pasi tentoi t’i vërë zjarrin vetes me benzinë

Besfort Demi, një azilkërkues 36-vjeçar kosovar, të hënën, më 1 tetor, është dënuar me 15 muaj burg nga Gjykatën Penale në Bourg-en-Bresse, 4 ditë pas përpjekjes për të shkaktuar zjarr në prefekturën e Ainit.

Pasi kishte pranuar një urdhër për t’u larguar nga territori francez, ai shkoi në shërbimin për të huaj të prefekturës me një bombolë gazi dhe një çakmak dhe spërkati benzinën në tokë duke kërcënuar se do të shkaktonte zjarr, shkruan Albinfo.ch. Policia kishte arritur të kontrollonte kosovarin me një mobilizim të madh të forcave dhe pjesërisht është dashur të evakuonte vendin.

Sipas gazetave franceze, gjatë seancës ai nuk ka shprehur keqardhje, por shprehu zemërimin e tij kundër institucioneve franceze, trasnemton Albinfo.ch. Humbja e lejeqëndrimit në muajin shtator e ka “dëshpëruar” pa masë, pas 6 viteve të procedurave administrative, shkollimin e tre fëmijëve të tij në Francë dhe kujdesin e gruas së tij të sëmurë.

Kosovari pastaj i kishte shumëfishuar aktet e provokimit me fyerje dhe kërcënime për “të vrarë të gjithë” stafin e shkollës më 19 shtator, dëmin material në qendrën sociale më 21 shtator, deri në aktin e tij përfundimtar në prefekturën e Ainit.Përveç dënimit me burg, Besfort Demi mbetet nën detyrim të largimit nga territori francez.

Loading…

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: