Një 42-vjeçar është vënë në prangat e policisë italiane për shkak se është kapur me një sasi prej 7.5 kilogramësh kokainë.

Shqiptari pas verifikimeve rezulton se ishte hera e parë që kishte probleme me ligjin. Një patrullë policie e pikasi shqiptarin teksa lëvizte me makinë dhe kuptuan shenja padurimi dhe nervozizmi të pamotivuar dhe të pazakontë.

Nga këqyrja e kryer brenda makinës u gjetën 7 pako me lënde narkotike me peshë totale 7.5 kg e cila nga analizat e kryera në Kabinetin Rajonal të Policisë Shkencore rezultoi se ishte kokainë.

Substanca u sekuestrua së bashku me makinën e përdorur nga autori dhe një shumë prej 420 euro, të supozuara të ardhura nga veprimtaria e paligjshme.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.