Krahas Tiranës ku çmimet e pronave të paluajtshme kanë kapur nivele historike, e njëjta situatë paraqitet edhe në Vlorë. Çmimet e apartamenteve atje janë rritur deri në 50 % ndërsa zonat më të prekura janë ato në vijën bregdetare de në qendër të qytetit.
Rritja e ndjeshme e çmimeve të apartamenteve dhe shtëpive ka prekur edhe qytetin Vlorës.
Sipas specialistëve rritja vitin e fundit ka qenë deri në 50% më shumë sesa një vit më parë.
“Çmimi i apartamenteve këtë vit në Vlorë ka pësuar një rritje gati 50%,” thotë eksperti.
Zona me rritjen më të madhe mbetet ajo e Lungomares, në të cilën çmimet shkojnë nga 1500 deri në 2000 euro për metra katror. Ndërsa rritje kanë pësuar edhe zonat në brendësi të qytetit.
Si shkaku kryesor për rritjen e çmimeve ekspertët thonë se është rritja e kostove të lëndës së parë.
“Ka ndikuar rritja e përgjithshme e çmimeve të përgjithshme që kanë pësuar të gjithë sektorët. Pasi edhe sektori i ndërtimit është pjesë e të gjithë jetës ekonomike të vendit,” tha ai.
Çmimet e apartamenteve kanë ndryshuar drastikisht në Vlorë në krahasim me një apo dy vite më parë.
Në Lungomare dy vite më parë mund të gjeje apartamente me 600-800 euro metri katror.
Një vit më parë ndryshuan duke kapur shifrën e 1000-1500 euro për metër katror, ndërsa tashmë kanë shkuar në shifra rekord nga 1500 deri në 2000 euro./oranews