NjoftimeTe gjitha

Shuhet heroi antikomunist Naim Pashai

Është ndarë nga jeta Neim Pasha, njëri nga qëndrestarët e Spaçit, atje ku flamuri i kuq me shkabën dykrenore nuk duronte simbole bolshevike, nuk duronte yll, as drapër e çekan. Ai flamur u valëvit, ashtu i bukur, për herë të parë në gati tre dekada në Spaç në maj 1973.

U prehtë në paqe ky pararendës i lirisë së mohuar të shqiptarëve! Një shoqëri e shëndoshë duhet t’a kishte kthyer ditën e sotme në ditë pikëllimi kombëtar, por jo! Vlera është zënë për fyti nga antivlera, halabaku bën ligjin, të shumëlodhurit e painkriminuar flenë. Eh, Shqipëri hallemadhe!

Sot përcollëm flamurtarin…

Sot përcollëm flamurtarin . Neim Pashain te qe ngriti për here te patër pas 29 vite te ndalimit te tij nga diktuar te flamurit pa yllin e kuq komunist ne Revoltën Antikomuniste ne Burgun e Spaçit ne 21 maj 1973 . 21 maj 1973. Ai nuk eshte me midis nesh.

Ja si e kujton vet Neim Pashai kete ngjarje ne nje intervistë te tij

…. Ti ke qenë pjesë e revoltës së Spaçit. Cili ishte shkaku i saj?

Në ’73-shin urrejtja, torturat e vazhdueshme bënë që zemërimi të rritej, ndaj dhe shpërtheu revolta. Shkaku i parë ka qenë një kosovar që rrinte në Shijak, Pal Zefi, i cili ishte dënuar bashkë me të vëllain. Kam qenë i pranishëm rreth datës 20 shkurt kur na nxorën në oborr dhe ai kish vënë në qafë një shall leshi të kuq me vija të bardha. Roja e ktheu dhe i kërkoi ta hiqte, pasi veshjet civile nuk lejoheshin.

Ai kundërshtoi dhe e futën një muaj në birucë. Por, kur koha e daljes u plotësua, ata nuk po e nxirrnin. Pali shfrytëzoi momentin kur policët ndërroheshin dhe erdhi në kamp. U dënua edhe dy muaj të tjerë deri në 20 maj. Kur doli nga biruca, ai mori një levë, ndërsa u rrethua nga policët. Ky ka qenë momenti kur revolta shpërtheu.

Cili ka qenë roli yt në këtë revoltë?

Revolta ishte e një përmase të madhe. Unë kam marrë pjesë plotësisht. Numri i saktë nuk dihet, por qenë shumë të paktë ata që nuk morën pjesë. Shumica u hodhën në veprime konkrete. Unë kam qenë pjesë e grupit të ngritjes së flamurit. Isha unë që dhashë idenë për t’i dhënë një karakter të fortë politik kësaj revolte.

Ku e gjetët flamurin?

Ishte thjesht rastësi. Unë kisha parë në dritaren e katit të dytë që njëri prej të burgosurve kishte mbuluar dritaren me një beze të kuqe, por kush shkova aty vura re që ajo ishte me pika të bardha në të. Fati deshi që njëri prej të burgosurve të dhomës kishte një beze të kuqe të përshtatshme.

Me Shuaip Ibrahimin e ngritëm me një ristelë pa shqiponjë. Por, të burgosurit nuk na lanë. “Nuk jemi në luftë, – na thanë, – duhet shqiponja”. Në dhomën nr.11, Dashamir Vlashi ishte piktor; dikush gjeti një kuti bojë dhe flamurin me shqiponjë pa yll e vendosëm në cepin e tarracës. Ishim shumë të emocionuar në momentin kur ngritëm flamurin. Nuk kam për t’i harruar kurrë ato vite të vështira në burg. Por, jeta është e çuditshme. Nuk e mendoja se do të rikthehesha pas shumë vitesh në burg, ndonëse krejt ndryshe……

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: