OpinionSport

Si i analizon trajneri i Kamzës Ergys Luga, ndeshjet e javës së fundit

Kur luan ekipi kombtar vëmendja e publikut Shqiptar dhe diaspore eshte me e perqendruar me shume se kurre tek futbolli , specialiste futbolli ,futbolldashes ose thjesht ndjekes te ekipit kombtar. Gjithashtu shihet me kureshtje dhe cilet lojtar jane grumbulluar , te vjeter apo te rinj.

Ndeshja me Skocine nuk dihet se sa pasoja psikologjike mund te lere tek lojtaret dhe tek stafi drejtues , me ne krye te kryqezuarin Panucci i cili ishte realist ne deklaraten e tij ne perfundim te ndeshjes. Kur analizojme nje ekip kombtar hidhet merita e fitores trajnerit ose ne te kundert “kryqzimi” sic e quajti vete ai.

Ndryshe nga ndeshja me Izraelin, qe deri diku funksionuan tranzicionet e mesfushes , finalizimi i sulmuesve ishte i pa sakte , (nje gangrene e vjeter e Kombtares sone gjithashtu ne kohen e De Biasit) deri ne minuten e 55 kur goli u shenua nga mesfushori ne distance nga 20-25 metra. Ndeshja me Skocine kishte tjeter pamje , ndoshta strategjia e trajnerit ishte te godiste kundersulmin, kunder nje Skocie me te vertet muskuloze , si ne anen difensive gjithashtu dhe ne duelet e fituara per topa te pare dhe te dyte ,me nje gjeneze shume me te forte se e jona .

Patjeter kur analizojme nje ekip kombtar duhet qe te jemi realiste ne kete drejtim dhe te kthejme “pushken nga vetja” sepse problemi eshte me i gjere se kaq. Fanellen Kuq e Zi e veshin edhe kombtaret e brezave si U21 , U19,U17 te cilat gjithashtu u perfaqsuan ne menyren me negative . Te 4 skuadrat kombtare pesuan disfate ne ndeshjet e tyre perkatese .

Kjo eshte humbje e madhe per futbollin tone, per ne trajneret qe punojme cdo dite per median, federaten e tjere me rradhe . S’mundet gjithmone te analizojme ekipin A , grupmoshat jane ne ditet e tyre me negative . Para disa ditesh kombtarja u21 me lojtare te afirmuar ne arenen nderkombtare ja hodhi paqe ne Spanje duke u mundur lehtesisht nga vendasit 3-0 dhe statistikat treguan vetem nje goditje ne porte per tanet kundrejt statistikave te frikshme ne qarkullimin e topit per Spanjollet. Kombtarja U17 u mund nga kombtarja e talentuar Kosovare ne Elbasan Arena. Goditje tjeter te rende pesoj Kombtarja U19 , 1-4 kunder Islandes qe pervec penalltis nuk na dhuroj emocion tjeter si ne qarkullim topi ashtu dhe me ndertimin e aksioneve .

Ku po shkojme?

Cili ekip eshte e ardhmja ?

Perpara se ti bejme keto pytje lindin dy pyetje te tjera , qe cilido mund t’i beje …

A mos ndoshta eshte Kombtarja e re e Kosoves qe po na prish pune ne grumbullimin e elementeve te rinj? Mos ndoshta duhet te hedhim syte nga kampjonati jone per te plotesuar boshlleqet ne kombtaret e moshave? Pa dashur ti futem realitetit Shqiptar se si funksionojne gjerat ne Shqiperi, mundet thjeshte ti hedhim nje sy Beses U17 , Vllaznise U19 e akademite e tjera te zones se Tiranes ose Vlores me te vertete perballjet ndermjet tyre te ngjallin emocione dhe elemente lojtaresh me perspektive.

Pse gjithmone vemendja jone per te kompletuar ekipet Kombtare duhet te jete e perqendruar jasht vendit?! Jam i bindur qe e kemi elementin e duhur brenda Shqiperise . Ka ardhur koha qe rregullat te ndryshojne . Me pak pune mund tja dalim ne gjetjen e elementit dhe ne kampjonatet tona ku konkurenca dhe talenti vendas nuk mungon.

Loading…

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

Lexoni edhe...

Close
%d bloggers like this: