Te gjithaTeknologji

Si ta kuptoni nëse dikush është në depresion përmes Instagramit

Instagrami  njihet nga shumica e përdoruesve si  vendi i veshjeve të modës së fundit , të fotove super ‘luksoze’  si dhe të shprehjeve frymëzuese.

Në qoftë se ju vini re se miku juaj kohët e fundit ka filluar të postojë foto duke përdorur filtra me ngjyra të mbyllura dhe të errëta, bazuar në një studim të bërë nga Departamenti i Psikologjisë tek Universiteti Harvardit, ai mund të jetë duke përjetuar efekte të lehta të depresionit.

Hulumtuesit shkencorë analizuan gati 44 mijë foto nga 166 vullnetarë, të cilët u rekrutuan nga një shërbim në Amazon për të identifikuar atë që përbën një thirrje për ndihmë e koduar me Instagram.

Ata zbuluan një  marrëdhënie midis gjendjes shpirtërore dhe  filtrave të përdorur, duke u bazuar në dritëhijet, ngjyrimin dhe rregullimet e bëra në foto.

Shkencëtarët theksojnë se: “Në studimet e bëra, që ndërthurin gjendjen shpirtërore, atë mendore dhe ngjyrat, njerëzit më të shëndetshëm i identifikuan ngjyrat më të errëta me një humor më të errët, dhe në përgjithësi preferuan ngjyra të shndritshme dhe të gjalla”.

Në anën tjetër, personat që vuanin nga depresioni ishin më shumë të dhënë pas ngjyrave të errëta, të vdekura.

Ndërsa  filtri “inkwell” , e cila i kthen fotot në bardh e zi, ishte dhe filtri më i përdorur midis njerëzve që shfaqnin shenja depresioni.

Show More

Related Articles

%d bloggers like this: