Punonjës dhe ish-punonjës të policisë së burgjeve kanë zhvilluar një protestë para delegacionit të BE ku në fokus ishin kërkesat drejtuar ministrisë së drejtësisë për përmirësimin e kushteve të punës. Sipas sindikatës shumë punonjës po lënë vendin e punës, pasi paga që marrin nuk përballon kostot

“Me 1 korrik  fillojnë pagat e reja për punonjësit e policisë së burgjeve, siç kam premtuar në Korrik, uniformat e reja për policinë e burgjeve.”- shprehet ministri Ulsi Manja.

Ky premtim i bërë nga Ministri  i Drejtësisë Ulsi Manja më 14 prill sipas sindikatës së punonjësve të policisë së burgjeve nuk është mbajtur.

“Ne pritëm 1 Korrik 2022 dhe sot jemi me 17 Gusht 2022 dhe më duket se ministri ose me dashje ose pa dashje nuk i vendosi vitin dhe do miratohen pagat me 1 Korrik të vitit ‘1 Prill”-shprehet Valentin Macaj.

Sindikata thotë së përvec rrogave, gardianët e regjimit të brendshëm e të jashtëm po përballen edhe me mungesën e dietave, nuk kanë uniforma dhe veprojnë në kushte të vështira në punë

“Ka një muaj që po punojnë 12 orë në ditë pa një shishe ujë, pa kushte në vendin e punës, pa tualet punonjësit e regjimit të jashtëm,nëpër kupola, pa vakt ushqimor. Ma gjeni një person që mund të rri edhe në zyrë pa pasur kushte.” -Valentin Macaj.

Pagat e ulëta dhe puna jashtë orarit kanë shkaktuar edhe largime masiv të punonjësve.

“Po presim mbi 120 punonjës reformën sepse kanë bërë kërkesën për lirim para kohe për shkak të këtyre kushteve dhe i mbajnë peng.”

I pranishëm në protestë drejtuesit i burgut të Peqinit Faik Basha prano problemet me pagesën e orëve

“Aty punojnë me orë të zgjatura. Punonjësit e policisë s’kanë transport. Punonjësit e policisë janë të pambrojtur”- tha Kryekomisari Faik Basha

Për të zgjidhur problematikën me uniformat e policëve të burgjeve ministria e brendshme ka nisur procedurën e tenderit për 3600 efektiva me një fond prej 2.6 milionë eurosh. Afati i përdorimit të këtyre veshjeve parashikohet të jetë 2-vjeçar./ORANEWS

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.