Lajme

Skandali në provimin e maturës/ Teza e Matematikës del dy orë para mbarimit të testit

Rreth 37 mijë maturantë në të gjithë vendin kanë zhvilluar sot provimin e tretë të Maturës Shtetërore atë të Matematikës.

Por siç ndodh rëndomë në Shqipëri, edhe këtë vit teza e Maturës më herët është shpërndarë në rrjetet sociale sesa ka përfunduar në duart e maturantëve.

Problemin e ka denoncuar Rigers Xhemollari, nga lëvizja Qëndresa Publike i cili ka publikuar tezën e e  matematikës ndërsa po zhvillohet provimi nëpër gjimanze.

“2 ora para mbarimit te provimit te matematikes në rubrikën “Maturant Raporto” ka mberitur teza e provimit .
Sot u cenua rende procesi i provimeve te Matures Shteterore, sot u prene ne bese maturantet, sot teza doli pa filluar mire provimi dhe sistemit merite preferenca i mbeti vetem fjala preference pasi merita u demtua.
Qendresa Qytetare po vazhdon te ndjeke dhe monitoroje me vemendje te gjithe procesin e zhvillimit te Matures Shteterore.”

Ndërkohë që dhe deputeti i Partisë Demokratike Luciano Boci ka publikauar në Facebook tezën e provimit ku shkruan se minsitrija më mirë të heshtë e të fillojë të bëj punë e jo propagandë boshe.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: