LajmeTe gjitha

Skandali/ Pedagogë pa diplomë gjimnazi në Universitetin e Vlorës, reagon rektori: Disa dosje në hetim

Rektori i Universitetit “Ismail Qemali” Roland Zisi reagon lidhur me skandalin e përfshirë të stafit akademik të Universitetit të Vlorës, në mospajisjen me diploma të gjimnazit. Prej pak ditësh qarkullon lajmi se pedagogë të këtij universiteti nuk kanë diplomë gjimnazi.

Zisi e ka mohuar këtë fakt fillimisht duke thënë se në stafin akademik të këtij universiteti nuk ka të përfshirë punonjës pa kualifikimin përkatës.

Loading…


Por Zisi gjithashtu ka deklaruar se janë disa dosje në hetim. Pra dyshimet ngrihen për 3 pedagogë, dosjet e të cilëve janë në hetim. Rektori Zisi ka thënë se përfundimi i hetimeve kërkon kohë,ndaj ende nuk ka rezultate.

Zisi nuk ka dhënë emra se cilët pedagogë janë nën hetim e as se cilit fakultet i përkasin, por ka lënë të hapura dyshimet se në këtë universitet vërtet janë punësuar persona pa diplomimin e duhur.

Zisi ka shtuar se nëse dosjet rezultojnë me shkelje, do të merren masat e duhura. E ndërkohë deri në zbardhjen e hetimeve këta pedagogë do të vijojnë të japin mësim./faxweb

Loading…

Show More

Related Articles