Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) vijon  disbursimin e fermerët në shkallë vendi, përfitues të Skemës Kombëtare 2022.
AZHBR njoftoi se ka deri më datën 13 shtator 2022, ka disbursuar 31 247 fermerë me vlerë totale 2.8 miliardë lekë në 9 masat mbështetëse të Skemës Kombëtare, që përfshin sektorët: blegtori, bletari, prodhime bio, serra, inpute bujqësore, bimë mjekësore, certifikim, tregje bujqësore dhe peshkim.
Me një fond total prej 4.9 miliardë lekë nga buxheti i qeverisë shqiptare, Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi këtë vit, është më e madhja në financimet direkte për fermerët aplikantë.
Ndërkohë, AZHBR vazhdon mbështetja me skemat e naftës për agregatët/peshkimin, si dhe për kultivimin e grurit.
“Thirrja për kultivimin e grurit do të jetë e hapur deri më 23 shtator”, njoftoi AZHBR ndërsa ftoi të interesuarit të konsultojnë faqen www.azhbr.gov.al për të parë listat e përfituesve./ATSH

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.