Lajme

Skema/ Shok i ngushtë i Met Kananit, roli i Lupit në grupin e strukturuar kriminal të drogës

Besmir Lupi, i cili u arrestua sot nga Policia e Vlorës, pasi ishte në kërkim për “Trafikim të narkotikëve” dhe “Krijim të grupit të strukturuar kriminal”, nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare.

32-vjeçari, që njihet ndryshe si miku i ngushtë i Met Kananit, “Eskobarit” të Ballkanit iu bë publik emri nga policia që në 11 maj të këtij viti, në kuadër të operacionit “Precizioni”. Në komunikatën e policisë së 12 majit thuhej se Lupi ishte në burg në Turqi, ndërsa pak muaj më pas, (sot) ai u arrestua në Vlorë.

Burime zyrtare nga Policia e Shetit thanë për “BW” se Lupi kishte bërë 3 muaj burg në Turqi dhe më pas kishte dalë, ndërsa tashmë ka marrë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ nga Krimet e Rënda.

Roli i të riut në grupin e strukturuar kriminal ishte ai i transportuesit të drogës.

GRUPI KRIMINAL

Grupi kriminal, përbëhej nga 18 anëtarë ishte i lidhur me super-trafikantin e arrestuar në Turqi, Met Kanani dhe u kap me 1.1 ton kanabis në Turqi, pak muaj më parë. Në operacionin e koduar ‘Precizioni’ u sekuestruan arme dhe droge, ndërsa hetimet për këtë grup të strukturuar kishin nisur që në shkurt të vitit 2017 nga policia dhe Prokuroria.

Grupi kriminal vepronte në linjat e trafikimit të heroinës, Turqi – Greqi – vendet e BE-së, si dhe Turqi – Maqedoni – Shqipëri – vendet e BE-së.

Loading…

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: