Kulture

Skëndërbeu mbledh në Nju Jork Piktorët dhe skulptorët shqiptaro-amerikanë

Nga Dalip Greca, Dielli

Të enjten në mbrëmje, me 8 Mars 2018 në orën orën 6 e 30 pm, ka ngritë siparin e saj në Stamford, CT, në GR Art GALLERY, pronë e artistit të njohur George Pali (hapur për të parën herë në mars 2017), ekspozita me temë intriguse:”According to Legend, Referring to History”. Piktorët dhe skulptorët shqiptaro-amerikanë përmes artit të tyre, përmes përjetimeve, fantazisë dhe mjeshtrisë artistike, kanë sjellë në ekspozitë vizionin dhe imagjinatën e tyre rreth legjendave dhe historisë, duke iu referuar bëmave, rrëfimeve,gojëdhanave,letërsisë me llojshmërinë e gjinive të ndryshme, jo vetëm asaj shqiptare, por dhe botërore, rreth heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.Kjo figurë emblematike dhe plot misterie e shekullit të 15-të, frymëzoi shkrimtarë, piktorë, skulptorë nga e gjithë bota dhe u bë burim frymëzimi krijimtarie ndër shekuj dhe sot.

Grupi i artistëve pjesmarrës në këtë ekspozitë përbëhet nga: Adriatik Baliaj, Alkan Nallbani, Astrit Tota, Bashkim Ahmeti,Dashamir Gurabardhi, Gazmend Bakalli,George Pali, Ilene Africk,Ilir Hasku, Nazmi Hoxha, Vasil Rakaj, Zef Qersaqi etj.
Një pjesë e artistëve janë bashkohës dhe vijnë nga e njëjta shkollë e artit, Instituti i Lartë i Arteve,Tiranë, por që arti, stili, teknikat e pikturave dhe skulpturave kanë pësuar evolim në kushtet e këtushme.
Tematika e përbashkët rreth Heroit Kombëtar i ka bashkuar artistët në këtë ekspozitë. Artistët pjesmarërs janë përzgjedhur nga GA Art Galery, duke u bazuar në reflektimin e tyre mbi temën e ekspozitës, natyrisht duke i lënë liri krijimtarisë, reflektimit të tyre mbi temën, këndvështrimit të tyre, duke sjellë secili imazhe dhe përvoja origjinale.

Mesazhi i artistëve pjesmarrës përmes punimeve të tyre,përcjell madhështinë e heroit Kombëtar, por edhe mesazhe të historisë kombëtare, mitikën e Legjendave (si ajo e Kështjellës së Rozafës- Rozafa Castle, night time-George Pali), mesazhin e bashkimit si tek punimi skulptural në bronx i Vasil Rakaj” Strong togather”, apo poetika mitike e Legjendes se dhive blu të mjeshtrit në kompozimin në vaj Nazmi Hoxha-The Legend of the blue goats, portretet e heroit dhe bashkëluftëtarë e të tij nga Bashkim Ahmeti, George Pali,Dashamir Gurabardhi, Adriatk Baliaj,Vasil Rakaj. Shumë nga ekspozimet duke patur në qendër figurën integrale në historinë evropiane të shekullit të 15-të, duke reflektuar mbi legjendat e asaj kohe, lartësojnë figurën e Gjergj Kastriotit Skënderbeu.
Përjetimet artistike vijnë nga kështjellat ku bëri historinë heroi ynë kombëtar si “Kalaja e Petrelës” e piktorit Astrit Tota, po ka dhe përjetime origjinale që përcjellin punimet e Gazmend Bakallit, Zef Qersaqi, Ilir Hasku, Alkan Nallbani,Arnold Kastenbaum, Ilene Africk.

Në çeljen e Ekspozitës, përveç shumë artistëve shqiptaro-amerikanë dhe amerikanë, kanë marrë pjesë edhe një grup vatranësh me kryetarin Dritan Mishto, si dhe Presidenti i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane z. Joe DioGuardi me eksperten e Politikës së Jashtme, vecanërisht të Ballkanit, zonjën Shirley Cloyes DioGuardi,Prof.Skënder Kodra, nënkryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë Mëhill Velaj dhe personalitete të tjerë të komunitetit.

Familja Pali, si zot shtëpie, janë të kudondodhur: vetë George Pali, është përherë i zënë duke shoqëruar artistët dhe vizitorët.Dr. Rozafa,me bujari i fton mysafirët që të shijojnë edhe kokteilin e përgatitur me këtë rast,-një gotë verë, e shton meditimin para tablove të kompozuara, portreteve, grafikave,skulpturave etj…

Ekspozita do të jetë e hapur deri në 8 Prill 2018.

Show More

Related Articles