Lajme

Sot merret vendimi, brenda apo jashtë zgjedhjeve? Basha mbledh aleatët në selinë e PD

Ky 16 maj do të jetë dita e cila do të shënojë vendimin, nëse opozita do të shkojë apo jo në zgjedhjet e qershorit.

Lulzim Basha ka mbledhur në selinë blu aleatët e tij për të diskutuar në lidhje me vendimin që do të merret këtë të martë. Ndërkohë Zv/Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Yee i ka dhënë kohë PD-së që të marrë një vendim, nëse do të hyjë apo jo në zgjedhje.

Në tavolinën e diskutimeve mes Bashës dhe Yee është paraqitur sërish paketa e propozuar nga europianët, e konkretisht nga David McAllister, ku opozitës i ofrohen një sërë postesh në qeveri si dhe disa garanci të tjera.

Deri më tani, PD nuk është shprehur zyrtarisht nëse do të kthehet një hap prapa dhe të pranojë ofertën e bërë nga McAllister para dy javësh.

Tashmë pritet vendimi i rëndësihëm që Basha do të marrë së bashku me alatët, nëse do të mbyllin çadrën dhe bojkotin, apo nëse do të vijojnë t’i mbeten idesë për të sjellë në Shqipëri një Republikë të Re.

Ditën e djeshme zyrtari i lartë i DASH u shpreh qartë se është e drejta e opozitës që të mos marrë pjesë në zgjedhje, por nga ana tjetër shtoi ai, zgjedhjet do të njihen nga SHBA nëse ato vlerësohen nga OSBE dhe Brukseli si të rregullta.

Çfarë parashikonte paketa McAllister

  1. Procesi zgjedhor të shtyhet për në datën 16 korrik.
  2. Zëvendësimi i katër ministrave kyç të qeverisë, me persona teknikë të propozuar nga Kryeministri dhe të aprovuar nga opozita.
  3. Paketë për zgjedhjen me konsensus të Presidentit të Republikës dhe Avokatit të Popullit. (nje pike tashme e djegur ne kushtet kur Presidenti eshte zgjedhur)
  4. Kalimi i kreut të KQZ-së tek opozita, por shumicën në institucion do të vazhdojë ta mbajë maxhoranca.
  5. Dakordësimi për një tryezë të rrumbullakët të OSBE-së, pjesëmarrje të OJQ-ve në të gjithë këtë proces.

Po ditën e djeshme disa eksponentë të opozitës janë shprehur se paketa McAllister kërkonte një sërë përmirësimesh. Deputeti i PD-së Genc Pollo do të shprehej se përveçse zhvillimeve të nevojshme t1% kësaj pakete, do duhej të kishte një dialog mes palëve politike.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: