Sot nisi raundi i dytë i aplikimeve për ne fakultet.

Të gjithë maturantët që ende nuk janë shpallur fitues në një nga programet e studimit universitar, kanë afat nga data 22 deri më 24 shtator.

Aplikanti ka të drejtë të zgjedhë deri në 10 degë sipas preferencave, nëpërmjet formularit online të aplikimit në “u-albania”, mbi bazën e notës mesatare, si dhe kritereve të vendosura nga universitetet.

Maturantët duhet të tregohen të kujdesshëm në përzgjedhjen e programeve, pasi duhet të kenë parasysh edhe kuotat e lira në universitetet që synojnë.

Gjatë raundit të parë degët me më shumë interes ishin inxhinieria, mjekësia dhe ekonomiku.

Raundi i tretë i aplikimeve është nga data 19 deri më 21 tetor.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.