LajmeTe gjitha

Spiegel zbulon prapaskenën: Reali ofroi 250 milionë për Messin para se ta blinte Gareth Bale

Real Madridi kishte shprehur interesim për ta blerë Lionel Messin disa herë gjatë karrierës, por asnjëherë presioni nuk ishte më i fortë se sa në verën e vitit 2013.

Gazeta gjermane Der Spiegel ka zbuluar se si Florentino Perez e kishte informuar familjen e argjentinasit se Reali po bënte gati 250 milionë euro për ta thyer kontratën e tij me Barcelonën dhe për ta sjellë gjeniun në Bernabeu.

Pak javë para se të nënshkruanin me Gareth Bale, Reali mendoi që e gjeti shansin ideal për ta blerë, më në fund, Lionel Messin.

Arsyeja ishte që familja e Messit ishte në telashe me institucionet spanjolle për shkak të shmangies së taksave, dhe Perez i kishte premtuar babait të lojtarit, Jorge Messi, që në rast transferimi te Reali, këto probleme me ligjin do të ‘zhdukeshin’, sepse madrilenët do të bënin presion te Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, që procesi ndaj Messit të hidhej poshtë.

Florentino Perez dhe Mariano Rajoy

Reali përgatiti pagë vjetore prej 23 milionë eurosh në vit për argjentinasin dhe premtimi ishte që kontrata të nënshkruhej në një avion privat ku të donte familja e Messit, në prani të avokatit dhe drejtuesve më të lartë të klubit nga Madridi.

Plani dështoi pasi Messi refuzoi të largohej dhe më pas Reali bleu Gareth Bale nga Tottenham për 101 milionë euro.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: