Sport

Starton Rally Albania, 180 sportistë, 7 ditë garë për podium

Edicioni i 14 i garave sportive off road merr jetë sot, me garën që fillon nga qendra e Tiranës, ku janë mbledhur 180 sportistë nga e gjithë bota, ashtu si edhe një vit më parë.

Sportistët do të garojnë përgjatë 2200 kilometrave, i ndarë në 5 etapa, ndërsa sportistët do të garojnë në 4 kategori, më saktësisht në Moto, Quad, Makina dhe Ssv.

Etapa e parë që fillon nga Tirana, do të përshkruhen 160 kilometra deri në Dibër. Ndërsa prologu i së hënës do të jetë një garë sfilitëse në verilindje për 360 kilometra. Më 12 qershor makinat do të kalojnë etapën e dytë dhe stacionimi i tyre do të jetë në Ersekë.

Që nga kjo etapë do të duken pretendentët që do të konkurrojnë deri në fund për të fituar. Pilotët do të nisen brigjeve të Jonit deri në Ksamil, ku do të kalojnë etapën e tretë dhe të katërt.

Ndërsa në etapën e pestë, që nga vitet e mëparshme ka rezultuar më e vështira me 500 kilometra garë deri në rikthimin në Tiranë, shumë pak sportistë arrijnë ta përfundojnë, edhe ata që ia dalin mbërrijnë ditën e nesërme në mëngjes në kryeqytet.

Ceremonia e çmimeve do të zhvillohet në Tiranë, të dielën e 16 qershorit.

Show More

Related Articles