Një studente raportohet se ka shpenzuar më shumë se dy milionë euro për sende luksi dhe çanta firmash, kur banka i dërgoi gabimisht një llogari të pakufizuar tërheqjesh.

Christine Jiaxin Lee, e cila asokohe studionte në Australi, shpërdoroi paratë në një apartament luksi, ndërsa fshihte pjesë të tjera të parave duke i transferuar në llogari të tjera.

Megjithse Lee u arrestua për krimet e saj, akuzat u rrëzuan kur ajo doli para gjykatës.

Vajza nga Malajzia më pas shkoi në shtëpi në vendin e saj dhe tani as që mund të gjurmohet më, shkruan rrjeti britanik ‘The Sun’.

Lee studionte për inxhinieri kimike dhe kishte marrë “overdraftin” pa limit nga banka Westpac pas një gabimi elektronik – i cili nuk u kuptua për gati dy vjet.

Por pas serisë së shpenzimeve të saj që zgjati rreth 11 muaj, vajza kishte shpenzuar më shumë se dy milionë euro na çanta luksi, veshje, bizhuteri, celularë dhe madje dhe fshesë me korent.

21-vjeçarja jetonte në një apartament luksoz të stërmadh.

Gabimi ishte zbuluar nga banka në prill 2015 – rreth një vit pas nisjes së serisë së shpenzimeve ekstravagante të Lee, kur dikush i kërkoi ku ishin milionat e zhdukura.

Kur vajza besohet se mësoi se kërkohej nga policia ajo kreu një procedurë të shpejtë për marrjen e një pasaporte të re malajziane dhe tentoi të largohej nga vendi, por u arrestua në aeroportin e Sydney.

Asokohe avokati i saj Hugo Aston tha në gjykatë se megjithse Lee ishte treguar e pandershme, ajo nuk kishte kryer mashtrim pasi gabimi ishte bërë nga banka.

Çuditërisht akuzat ndaj saj u tërhoqën në 2017 pa dhënë një arsye të saktë nga prokurorët.

Avokati i saj tha asokohe për rrjetin BBC: “Ajo është kthyer në Maljazi dhe është e lumtur qe është kthyer në jetën normale”.

Ai shtonte se shumë nga sendet e blera prej Lee ishin kthyer dhe sekuestruar.

Prej atëhere nuk ka më lajme për Lee, e cila nuk mund të gjurmohet as online.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.